Shërbime që sjellin klientë, jo vetëm trafik.

Zgjidh atë që të duhet sot. Çdo shërbim ka një qëllim: më shumë kërkesa dhe shitje.

Pyetje të shpeshta.

Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj me email dhe të përgjigjemi shpejt.

Sa kushton një faqe interneti?

Çmimi varet nga numri i faqeve dhe funksionet që të duhen. Pas takimit të parë të dërgojmë një ofertë të qartë, pa kosto të fshehura.

Për sa kohë shihen rezultatet?

Google Ads mund të sjellë kërkesa që në javët e para. SEO zakonisht kërkon 3 deri në 6 muaj për rezultate të qëndrueshme.

Kush e paguan buxhetin e reklamave?

Buxheti paguhet direkt nga llogaria jote te Google ose Meta. Ne e menaxhojmë dhe të raportojmë çdo muaj se ku shkuan paratë.

A mund ta përditësoj faqen vetë?

Po. Të tregojmë si të ndryshosh tekstet, fotot dhe çmimet, ose i bëjmë ne ndryshimet për ty brenda ditës.

Çfarë ndodh në takimin e parë?

Flasim për biznesin, konkurrencën dhe objektivat e tu. Pas takimit të dërgojmë hapat e parë që do të rekomandonim, pa asnjë detyrim.

Gati për më shumë klientë?

Na trego për biznesin tënd. Brenda një dite pune të kthejmë përgjigje me hapat e parë, pa asnjë detyrim.